
Autoritetet spanjolle njoftojnë se kanë kapur 4 ton kokainë nga një anije mallrash në Ishujt Kanarie dhe kanë arrestuar 10 anëtarë të ekuipazhit të saj, të cilët janë turq, azerbajxhanas dhe nnjë holabndez. Edhe kapiteni i anijes është shtetas turk.
"Ras" i gjatë 70 metra po lundronte nën një flamur të Tanzanisë kur u kap 130 milje detare nga Lanzarote, ishulli më lindor i arkipelagut të Atlantikut jashtë Afrikës veriperëndimore, ka njoftuar në një deklaratë Policia Spanjolle.
Anija e mallrave tërhoqi vëmendjen sepse bëri "një udhëtim unik" nga Turqia në Afrikën Perëndimore pa ngarkuar ose shkarkuar mallra, dhe më pas, pasi bëri "manovra të çrregullta", vendosi kursin për në Gadishullin Iberik.
Ajo është monitoruar nga Qendra e Narkotikëve për Analizën dhe Operacionet Detare me bazë në Lisbonë, një nismë që përfshin gjashtë vende të Bashkimit Evropian dhe Britaninë, në një operacion të koordinuar nga policia spanjolle.
Anija "Ras" u kap nga mjete doganore nga Spanja dhe Franca të cilat patrullonin zonën.
Spanja është pika kryesore hyrëse për drogën në Evropë për shkak të lidhjeve të ngushta me ish-kolonitë në Amerikën Latine dhe afërsisë me Marokun, një prodhues kryesor i kanabisit.