Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, kanë diskutuar për çështjet globale, duke përfshirë dhe Lindjen e Mesme.
Nga njoftimi i zyrës së kryeministrit britanik, dyshja ka theksuar “nevojën për unitet në kohë të pasigurta”. Gjithashtu ata kanë përsëritur në mënyrë të vazhdueshme “mbështetje të palëkundur” për Ukrainën.
“Për Lindjen e Mesme, kryeministri dhe presidenti ranë dakord për rëndësinë e stabilitetit dhe sigurisë në rajon, si dhe nevojën për të shmangur përshkallëzimin rajonal. Për Ukrainën, udhëheqësit përsëritën mbështetjen e tyre të palëkundur dhe diskutuan rëndësinë e sigurimit që Ukraina të jetë në pozicionin më të fortë të mundshëm në vitin 2025”, thuhet nga zyra e kryeministrit.
Për të siguruar kufijtë e Britanisë, politika është pjesë e “planit për ndryshim”, duke synuar rrjetet e trafikimit të qenieve njerëzore dhe duke çmontuar operacionet kriminale që përfitojnë nga kontrabanda e individëve të cënueshëm.