Hapësire reklamuese

Bota

Ambasadorja amerikane e NATO-s: Rusia po tenton të destabilizojë Ballkanin Perëndimor me metoda klasike

Shkruar nga Newsbomb
Ambasadorja amerikane e NATO-s: Rusia po tenton të destabilizojë
Ambasadorja amerikane në NATO, Julianne Smith

Ambasadorja amerikane në NATO, Julianne Smith ka deklaruar këtë të martë se Rusia po tenton të bëjë destabilizime në Ballkanin Perëndimor. Sipas saj, NATO po i monitoron në mënyrë shumë të kujdesshme këto veprime të tyre dhe po punon me partnerët për të bërë të mundur ruajtjen e stabilitetit në rajon.

“NATO-ja ka pasur prani të kamotshme në Ballkanin Perëndimor. Që nga vitet 1990, aleatët e NATO-s kanë bërë gjithçka që kanë mundur për ta mbajtur stabil këtë rajon. Kemi praninë tonë ushtarake në rajon akoma dhe aleatët e NATO-s patën një vizitë të përbashkët në Bosnje-Hercegovinë, ku është një mision i NATO-s, krahas atij të KFOR-it në Kosovë“, ka thënë Smith.

Ndërsa vijoi se duke njohur metodat sulmuese të Rusisë, për NATO-n dhe partnerët e saj është shumë e rëndësishme që të merren masa paraprake kundrejt evitimit të këtyre metodave.

“Kur është fjala për aktivitetet e Rusisë, ne kemi parë tani e disa vjet përpjekje klasike të saj për të destabilizuar rajonin përmes sulmeve hibride. Rusia përdor një listë klasike të mjeteve, ku fokusi kryesor është fushata e dezinformimit që ka për qëllim nxitjen e ndarjeve dhe destabilizimin. Ne me kujdes monitorojmë situatën dhe punojmë me një numër të vendeve anëtare të NATO-s në rajon, e disa veçse janë vende anëtare. Punojmë edhe me vendin aspirant Bosnje-Hercegovinën dhe u ndihmojmë të modernizojnë ushtrinë. Punojmë edhe me partnerët në rajon”, ka shtuar ajo.  

Në këtë takim do të shënohet edhe 75-vjetori i themelimit të NATO-s.

Pos agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës – të nisur në shkurt të vitit 2022 – ministrat do të diskutojnë edhe për bashkëpunimin me partnerët jashtë hapësirës euro-atlantike, me të cilat ndajnë vlerat e përbashkëta, sikurse Australia, Zelanda e re, Japonia dhe Koreja e Jugut.

Në takim pritet të diskutohet edhe për përgatitjen e samitit të NATO-s, i cili në muajin korrik pritet të mbahet në Uashington.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese