
Ambasadori i Rusisë, Andrei Kelin në Mbretërinë e Bashkuar ka hedhur akuza drejt Britanisë si e përfshirë drejtpërdrejt në luftën Rusi-Ukrainë.
Sipas ambasadorit, ndihma ushtarake që Britania i ka dhënë gjatë gjithë kësaj kohe Kievit e bën atë si kontribuese në luftën kundër Rusisë.
Gjithashtu ai thekson se Britania ka ofruar ndihmë ndaj Ukrainës edhe në fushën e intelegjencës, për të diktuar dhe parandaluar sulmet që vijnë nga Rusia, duke bërë që ajo të jetë e pranishme në këtë luftë.
Kujtojmë se më herët, të njëjtës linjë akuzash i qëndron edhe ish- presidenti rus Dmitry Medvedev, pasi e cilëson Britaninë si të përfshirë në këtë luftë.
Gjithashtu, në mbledhjen e qeverisë britanike të zhvilluar më parë, u përcaktua një buxhet ndihme për Ukrainën, ku përcaktohej që ti jepeshin armë, municione luftarake dhe të tjera elementë të nevojshëm për ta ndihmuar në luftën me Kremlinin.