Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Aleati i Putinit, Orban i kërkon Zelenskyt nënshkrimin e një marrëveshje armëpushimi me Rusinë

Shkruar nga Newsbomb
Aleati i Putinit, Orban i kërkon Zelenskyt nënshkrimin e një
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban në takim me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Ukrainë gjatë ditës së sotme, ku u takua me Presidentin, Volodymyr Zelensky.

Në një konferencë të përbashkët për media, Orban ka deklaruar se fokusi i diskutimeve në këtë takim  ka qenë arritja e një marrëveshje armëpushimi me Rusinë.

Orban, i cili është një kritik i zëshëm i ndihmave ushtarake perëndimore për Ukrainë dhe ruan marrëdhënie të ngrohta me liderin rus Putin, i ka kërkuar Zelenskyt që të konsiderojë nënshkrimin e një marrëveshje armëpushimi për të përshpejtuar fundin e luftës me Moskën.

Gjithashtu, kreu i Hungarisë Orban tha se e vlerësonte shtysën e Kievit për të promovuar vizionin e vet të paqes në samitin e majit të mbajtur në Zvicër, ndërsa i kërkoi të përmbyste rendin e kërkesave duke e nisur fillimisht me një armëpushim.

E pyeta presidentin nëse është e mundur për një pauzë, për një ndërprerje të luftimeve, për vazhdimin e bisedimeve pastaj. Në fund të fundit, një armëpushim do ta garantonte përshpejtimin e ritmit të këtyre negociatave. I jam shumë mirënjohës presidentit për qëndrimin e tij të sinqertë për këtë çështje”,- theksoi Orban në konferencën për media pas takimit me Zelenskyn.

Zelensky, megjithatë nuk ju përgjigj komenteve të Orban, por foli për mundësinë e një marrëveshje të gjerë bashkëpunimi mes Ukrainës dhe Hungarisë.

Orban udhëtoi në Ukrainë për herë të parë prej se Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të këtij vendi, në shkurt të vitit 2022.

Kjo vizitë u realizua një ditë pasi Hungaria mori presidencën e radhës të Bashkimit Evropian. Ai mori vëmendje të madhe, për shkak të kritikave të zëshme dhe të vazhdueshme të Orbanit për ndihmën ushtarake që Perëndimi i dërgon Kievit.

Orban është, gjithashtu, një nga udhëheqësit e paktë perëndimorë që ka takuar presidentin rus, Vladimir Putin, prej se ai ka dhënë urdhër për pushtimin e vendit fqinj.Detaje nga bisedimet nuk dhanë as zyrtarët ukrainas, as ata hungarezë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese