Hapësire reklamuese

Bota

Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, BE nis hetim për ish-shefin e Bankës Evropiane

Shkruar nga Newsbomb
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, BE nis hetim për
Ish-Presidenti i Bankës Evropiane, Werner Hoyer

Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) ka nisur hetim për ish-Presidentin e Bankës Evropiane, Werner Hoyer, pasi dyshohet se gjatë mandatit të tij në krye të Bankës ka bërë korrupsion dhe keqpërdorim të fondeve.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Hoyer, ndërsa i ka cilësuar këto akuza të Prokurorit si të pabaza dhe të pamotivuara.

Sipas mediave të huaja, Hoyer ka thënë se do të bashkëpunojë plotësisht me hetimin nga Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO), i cili lidhet me kompensimin e paguar për një ish-punonjës të BEI-së.

Akuza kundër meje është plotësisht absurde dhe pa baza. Tani pres që ato të hetohen dhe të sqarohen plotësisht dhe kërkoj nga BEI të bashkëpunojë plotësisht me EPPO. Po ashtu, unë po bashkëpunoj plotësisht me EPPO dhe kërkoj një sqarim të plotë të fakteve nga ana e tyre”,- ka deklaruar Hoyer.

Deklarata, e dërguar përmes avokatit të tij, thotë se hetimi lidhet me një marrëveshje punësore të nënshkruar nga Hoyer gjatë kohës kur ishte President, por pa ndonjë rol në negociata.

Kërkesat ligjore për të nisur një hetim penal nga EPPO janë shumë të ulëta,”- tha avokati i Hoyer, Nikolaos Gazeas, duke shtuar se ishte jo e pazakontë në terma ligjorë që një nënshkrues të bëhet subjekt hetimi.

Ish-zëvendësministri i jashtëm gjerman u tërhoq nga drejtimi i BEI-së në fund të vitit 2023 pas dy mandateve prej gjashtë vjetësh, dhe e zëvendësoi nga Nadia Calvino e Spanjës.

Një përfaqësues i BEI-së është shprehur se nuk mund të komentojë hetimet e jashtme në vazhdimësi, por do të bashkëpunojë me prokurorët në përputhje me praktikat e zakonshme.

BEI ka hequr imunitetin e dy ish-punonjësve të përmendur, duke lejuar qasjen e prokurorëve në ambientet dhe regjistrat, sipas një deklarate të EPPO-së të publikuar sot.

Kërkesa është bërë si pjesë e një hetimi të vazhdueshëm që përfshin dy individë të dyshuar për korrupsion dhe abuzim me ndikim, si dhe keqpërdorim të fondeve të BE-së, tha EPPO, duke shtuar se të dyshuarit janë të pafajshëm deri sa të provohet të kundërta.

EPPO u lancua në vitin 2021 për të hetuar çështje si mashtrimi me subvencione bujqësore, por ka treguar interes edhe për akuza mbi kontratat e nënshkruara mes Komisionit Evropian dhe prodhuesit të vaksinave Pfizer.

BEI është një institucion i BE-së me një kapital prej 250 miliardë eurosh, i mbështetur nga ministritë e financave të bllokut, me fokus në fusha prioritare si ndryshimet klimatike dhe rindërtimi i Ukrainës, tha Calvino për Euroneës në shkurt.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese