Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Akuzoheshin për përdhunimin e një 23-vjeçarje në Itali, tre shqiptarët shpallen të pafajshëm

Shkruar nga Newsbomb
Akuzoheshin për përdhunimin e një 23-vjeçarje në
Foto ilustruese

Tre shqiptarë të cilët akuzoheshin për përdhunimin e një vajze janë lënë të lirë nga Gjykata e Milanos.

Mediat italiane bëjnë me dije se Gjykata ka shpallur të pafajshëm Alvardo Agarajn, Xhentian Agarajn dhe Alfiol Qukun, të cilët akuzoheshin se kishin përdhunuar një vajzë 23-vjeçare bë maj të 2022-shit.

Sipas hetimeve të kryera nga karabinierët, viktima pasi ka takuar një nga të tre në një lokal nate në zonën e Corso Como, ka pranuar të shkonte me të për të kryer marrëdhënie seksuale në një hotel luksoz në qendër të qytetit. Në vend të kësaj, sipas historisë së saj, ajo u dërgua në një motel, ku u detyrua të bënte seks me tre djem.

Në bazë të vendimit të pafajësisë, gjyqtarët e kanë konsideruar të pabesueshme historinë e viktimës, duke e konsideruar të besueshme atë të të pandehurve, të mbrojtur nga avokatët Amedeo Rizza dhe Cristian Bentivegna.

Sipas tyre, vajza i ka denoncuar pas një debati që kanë pasur. Djemtë kishin përfunduar në burg me urdhër të gjyqtarit hetues, të liruar nga burgu nga Shqyrtuesi dhe u liruan në paraburgim nga një kolegj tjetër pas anulimit të lirimit të tyre nga Gjykata Supreme.

Ndërkohë, Alvardo Agaraj u arrestua dhe u dënua me 14 vjet burg më 12 korrik 2023 për vrasjen e Abderrahim El Kharmoudi, 45- vjeçarit maroken që vdiq pasi u godit nga dy plumba jashtë lokalit Agora në qendër të qytetit Cornaredo natën e 23 tetorit 2022.

Një nga dy të tjerët ishte liruar nga burgu nga Gjykata, ndërsa një i tretë ishte dëbuar në Shqipëri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese