Donald Trump jo vetëm që fitoi Shtëpinë e Bardhë, por nga dita e djeshme ai është më i pasur me më shumë se një miliard dollarë, sepse aksionet e kompanisë së republikanit, “Trump Media” u rritën me 35 për qind brenda natës, duke e rritur vlerën e tregut të kompanisë në nëntë miliardë dollarë.
Kur fillojë fushatën e tij Presidenciale në SHBA, Trump pretendonte se pasuria e tij ishte vetëm 10 bilion dollarë por, shifrat e tregojnë ndryshe pasurinë që ai zotëron.
10 bilion dollarët e pretenduara nga Trump ishin një vlerë shumë më e madhe nga ajo që kishte “Bloomberg “ kishte dhënë. Sipas tyre Tramp kishte një vlerë pasurie prej vetëm 3 bilion dollarë. Ndërkohë vlerësimi i fundit i pasurisë së tij ishte është kryer nga “Forbes” ishte vetëm 3.7 bilionë dollarë.
Revista kishte analizuat të gjitha pasuritë e Presidentit të ardhshëm dhe zbuloi se 18 asete të tij kishin një humbje në vlerë e tyre dhe kjo humbje shkonte rreth 800 bilion dollarë.
Ish-presidenti amerikan është pronari shumicës së aksioneve të kompanisë, rrjet social konservator me të ardhura minimale, raporton CNN.
Kur shanset e republikanin po binin, aksionet e kompanisë ranë në nivele rekord të ulëta dhe në muajin shtator arritën pikën më të ulët