Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Aksidentohet me motor presidenti çek, përfundon në spital

Shkruar nga Newsbomb
Aksidentohet me motor presidenti çek, përfundon në spital
Presidenti i Republikës Çeke, Petr Pavel

Presidenti i Republikës Çeke, Petr Pavel u shtrua në spital pasi pësoi një lëndim teksa po garonte me motor.

Lajmi është bërë me dije me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku thuhet se ai është aksidentuar teksa po drejtonte motorin. Presidenti çek nuk ka marrë plagë të rënda, por ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

"Presidenti u plagos teksa ngiste motorin e tij. Lëndimet nuk janë serioze, por do të kërkojnë një vëzhgim të shkurtër në spital”, thuhet në postim.

Policia çeke tha se nuk po heton aksidentin pasi ka ndodhur në një qark të mbyllur garash dhe jo në rrugë. Dashuria e presidentit për motoçikletat dihet dhe besohet se aktualisht po garonte me një BMW R1200 GS. Kjo nuk është hera e parë që ai haset me kështu problemesh për shkak të hobit të tij.

Vitin e kaluar, presidenti u detyrua të kërkonte falje publike pasi u pa duke ngarë një motor pa helmetë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese