Hapësire reklamuese

Bota

Aksidentohet autobusi me turistë, humb jetën shoferi dhe plagosen 20 persona të tjerë

Shkruar nga Newsbomb
Aksidentohet autobusi me turistë, humb jetën shoferi dhe plagosen 20
Pamje nga aksidenti i autobusit me turistë në Turqi

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Turqi, pasi një autobus me turistë është aksidentuar.

Sipas mediave turke, aksidenti ka ndodhur në afërsi të resortit Marangvat në Antalia, ndërsa turistët brenda tij kanë qenë të shtetësisë ruse dhe bjelloruse. Turistët sapo kishin përfunduar pushimet në resortin Alanya dhe ishin nisur për në aeroport kur ndodhi aksidenti në orët e para të mëngjesit.

Autobusi ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga për t’u përplasur me një shtyllë në anësore. Si pasojë e kësaj ka humbur jetën në vend drejtuesi i mjetit, ndërsa janë plagosur 20 të tjerë, mes tyre edhe fëmijë. Mësohet se 2 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autoritetet rrugore ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë për të zbardhur rrethanat e plota të këtij aksidenti të rëndë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese