Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Aksident i rëndë në Poloni, përplasen fortë dy tramvaje

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i rëndë në Poloni, përplasen fortë dy tramvaje
Foto ilusturuese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Poloni, ku dy tramvaje janë përplasur me njëra-tjetrën.

Burimet nga Agjencia e Lajmeve Polake bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Varshavë , ndërsa një tramvajë u përplas me një tjetër teksa ishte i ndaluar.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore dhe zjarrëfikëset, teksa kanë konfirmuar gjashtë persona të plagosur.

Por, sipas përfaqësuesit të shoqërisë administruese polake mes të plagosurve ka dy fëmijë, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Ndër të tjera është shprehur se asnjë nga shoferët nuk ishte i dehur, ndërsa policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Gjashtë persona janë plagosur, mes tyre edhe një shofer. Ekspertët kanë shkuar në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit”, tha një përfaqësues i shoqërisë administruese.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese