Hapësire reklamuese

Bota

Aksident i rëndë hekurudhor në Bullgari, 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i rëndë hekurudhor në Bullgari, 2 të vdekur dhe
Pamje nga aksidenti

Një aksident tragjik hekurudhor është regjistruar këtë të mërkurë në Bullgari.

Në aksident janë përfshirë dy tren mallrash, dhe kanë mbetur të vdekur në vend dy persona, ndërsa 6 të tjerë kan mbetur të lëndur. Aksidenti ndodhi rreth orës 16:00 në periferi Kremikovtsi të kryeqytetit bullgar.

Lyubomir Nikolov, kreu i departamentit të punëve të brendshme u tha gazetarëve se në bordin e dy trenave ndodheshin në total 8 persona, dt prej të cilëve mbetën të vdekur.

Aksident i rëndë hekurudhor në Bullgari, 2 të vdekur dhe

Pas përplasjes, njëri nga dy trenat ka shpërthyer në flakë. 

Në deklaratë, kreu i departamentit të punëve të brendshme sqaroi se trenat po lëviznin në të njëjtën linjë, ndoshta për shkak të një gabimi në menaxhimin e trafikut. Sipas tij, njëri tren bartte metale dhe tjetri mobilje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese