Hapësire reklamuese

Bota

"Ajo tha po", miliarderi Alex Soros i propozon partneres për martesë

Shkruar nga Newsbomb

"Ajo tha po", miliarderi Alex Soros i propozon partneres për

Alex Soros i ka propozuar për martesë, të dashurës së tij Huma Abedin. Lajmin e bukur e ka ndarë vetë miliarderi, përmes një fotoje në rrjetet sociale ku duket i ulur në gjunjë.

Ata u takuan vjeshtën e kaluar në festën e ditëlindjes së një miku të përbashkët, ku zbuluan shpejt interesat e tyre të përbashkëta në politikë dhe jo vetëm.

“Huma Abedin ka energjinë e një gruaje në të 20-at e saj, besimin e një gruaje në të 30-at, përvojën e një gruaje në të 40-at dhe hirin e një gruaje në të 50-at,” tha Clinton për Vogue në 2007 për librin e Abedin.

Djali i donatorit miliarder demokrat George Soros dhe Huma Abedin konfirmuan romancën me një foto ditën e Shën Valentinit. As diferenca në moshë nuk përbën problem për ta, edhe pse Alex Soros është vetëm 38 vjeç, ndërsa Huma Abedin, 47 vjeçe.

Dyshja po shijojnë dashurinë e tyre dhe nuk ndahen thuajse asnjëherë nga njëri-tjetri. Madje partnerja e shoqëron edhe në takimet e biznesit. Përmes martesës së tyre, Soros do të bëhet njerku i djalit të Abedinit, Jordanit, të cilin e ndan me bashkëshortin e saj të parë, ish-përfaqësuesin amerikan Anthony Weiner.

Në qershor të vitit 2023, Soros mori perandorinë prej 25 miliardë dollarësh të babait të tij George Soros, e cila përfshin OSF-në, Menaxhimin e Fondit Soros dhe një super-PAC. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese