Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Agresion rus në Ballkan? NATO ka gati ushtarët dhe planin

Shkruar nga Newsbomb
Agresion rus në Ballkan? NATO ka gati ushtarët dhe planin
NATO

NATO po krijon “korridore tokësore” të shumta për të lehtësuar kalimin e trupave ushtarake amerikane dhe mjetet e tyre të blinduara në vijat e frontit. Kjo, në rast të një lufte të madhe tokësore evropiane me Rusinë.

Britanikja “The Telegraph” shkruan se ushtarët amerikanë do të zbarkojnë në një nga 5 portet dhe do të kanalizohen përgjatë rrugëve logjistike të planifikuara paraprakisht për t’u përballur me një sulm të mundshëm nga Moska. Ky zhvillim vjen mes paralajmërimeve nga udhëheqësit më të lartë të Aleancës se qeveritë perëndimore duhet të përgatiten për një konflikt me Rusinë në dy dekadat e ardhshme.

Rrugët logjistike janë bërë një prioritet kyç që kur udhëheqësit e NATO-s ranë dakord të përgatisin 300,000 trupa që do të mbahen në gatishmëri për të mbrojtur aleancë. Vendim që u mor në samitin në Vilnius vitin e kaluar.

Planet ekzistuese janë që trupat amerikane të zbarkojnë në portet holandeze përpara se të hipin në trenat që i transportojnë ato përmes Gjermanisë dhe më pas në Poloni. Në rast të një pushtimi rus të NATO-s, trupat amerikane do të dërgohen në portin e Rotterdamit.

Alexander Sollfrank, shefi i komandës së logjistikës së NATO-s, tha për “The Telegraph”: “Ukraina vuan shumë nga këto sulme ruse me raketa me rreze të gjatë”. Nëse forcat e NATO-s që hyjnë nga Holanda goditen nga bombardimet ruse, ose shkatërrohen portet e Evropës veriore, aleanca do të zhvendoset në portet e Italisë, Greqisë dhe Turqisë.

Agresion rus në Ballkan? NATO ka gati ushtarët dhe planin
300 000 trupa të NATO në gatishmëri për një konflikt me Rusinë

Nga portet italiane, trupat amerikane mund të transportohen përmes Sllovenisë, Kroacisë e deri në Hungari. Plane të ngjashme ekzistojnë për të transportuar forca edhe nga portet turke dhe greke përmes Bullgarisë dhe Rumanisë. Gjithashtu po hartohen plane për transportin e trupave nëpërmjet porteve në Ballkan, si dhe përmes Norvegjisë, Suedisë dhe Finlandës.

Në këto korridore, ushtritë kombëtare do të jenë të lirë të transportojnë ngarkesa pa kufizime. Më parë, qeveria franceze është ankuar se tanket e saj janë bllokuar në kufijtë e huaj nga proceset burokratike ndërsa përpiqeshin të vendoseshin në Rumani si pjesë e një skeme të re për t’u mbrojtur nga Rusia.

Në 5 vitet e fundit, Jsec ka kryer rishikime në emër të NATO-s për të zbuluar rrugë të ndryshme që mund të përdoren për dërgimin e trupave. Portet në Evropën veriore, si Holanda, Gjermania dhe shtetet Baltike konsiderohen veçanërisht të ndjeshme ndaj sulmeve raketore ruse.

Gjenerali Sollfrank tha: “Gjithçka është krijuar në një mënyrë që të ketë qëndrueshmëri, rezerva dhe gjithashtu teprica.”

Por pas paralajmërimeve se NATO ka vetëm 5% të mbrojtjes ajrore të nevojshme për të mbuluar krahun e saj lindor, komandanti i Jsec është i shqetësuar për aftësitë tokë-ajër për të mbrojtur qendrat e tij kryesore logjistike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese