
Statuja prej dylli e realizuar për nder të presidentit Abraham Linkoln duket se nuk ka arritur që t’ju mbijetojë temperaturave të larta që kanë përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë javë.
Sipas mediave të huaja, statuja e Linkoln filloi të shkrihej e tëra duke filluar nga koka e ndjekur më pas nga trupi dhe këmbët, duke u shkpëutur nga karrigia ku qëndronte për t’u kthyer në një pellg dylli.
Memoriali qëndron në vendin e Kampit Barker në Uashington DC, një kamp refugjatësh i kohës së Luftës Civile që strehonte afrikano-amerikanët e dikurshëm të skllavëruar dhe të liruar, tani shtëpia e një shkolle fillore.
Ajo u vendos jashtë shkollës fillore Garrison si pjesë e serisë së Monumenteve Ëax nga artistja me bazë në Virxhinia, Sandy Ëilliams IV.
Sipas kritikëve, statuja e dyllit ngjan me një qiri dhe shkrirja e tij mund të ndodhës sërish në të ardhmen e afërt duke patur parasysh rritjen e temperaturave këto muaj.
Gjithashtu, artistët bëjnë me dije se nuk është hera e parë që statuja e Linkoln përballet me shkrirjen dhe është detyruar që t’i nënshtrohet restaurimit.
Statuja u instalua në të njëjtin vend shtatorin e kaluar, por versioni i parë i monumentit prej dylli përfshinte mbi 100 fitila që u ndezën para kohe, duke shkrirë një pjesë të konsiderueshme të instalimit të artit përpara ceremonisë së përkushtimit të tij.
View this post on Instagram