
Ka përfunduar biseda telefonike mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky, raporton BBC.
Në një postim në llogarinë e tij në rrjetet sociale Truth Social, Trump e përshkroi thirrjen si "shumë të mirë" dhe zgjati rreth një orë.
"Sapo përfundova një telefonatë shumë të mirë me Presidentin Zelenskyy të Ukrainës. Ajo zgjati rreth një orë. Pjesa më e madhe e diskutimit u bazua në thirrjen e bërë dje me Presidentin Putin, në mënyrë që të rreshtohen si Rusia ashtu edhe Ukraina për sa i përket kërkesave dhe nevojave të tyre," tha Trump.
"Ne jemi shumë në rrugën e duhur.", shtoi Trump.
Ai tha gjithashtu se do t'i kërkonte sekretarit të shtetit, Marco Rubio, dhe këshilltarit të tij për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, "të japin një përshkrim të saktë të pikave të diskutuara".