Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

A do të vazhdojë planin për deportimin e emigrantëve në Ruandë, ja si përgjigjet kryeministri i ri i Britanisë

Shkruar nga Newsbomb
A do të vazhdojë planin për deportimin e emigrantëve në
Kryeministri i ri britanik, Keir Starmer

Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer i dalë nga zgjedhjet e fundit të zhvilluara në këtë vend ka deklaruar se qeveria e tij nuk do të zbatojë politikën e paraardhësve të tjerë në pushtet për të dëbuar azilkërkuesit në Ruandë të kontinentit afrikan.

Gjatë një fjalimi të dhënë ditën e sotme, Starmer tha se nuk do të ndjekë të njëjtën skemë politike me konservatorët, të cilët më parë hartuan një plan të mirëfilltë për dëbimin e emigrantëve që arrijnë në Britani nëpërmjet varkave të vogla në Ruandëm duke bërë që t’i jap fund kësaj para se ajo të niste zbatimin.

Starmer shtoi se skema e Ruandës ishte e vdekur përpara se të fillonte dhe se ajo nuk do i ndalonte flukset emigratore.

Ai shtoi se qeveria e tij nuk ishte e përgatitur të vazhdonte me ato që ai i quajti “truke”, e që nuk shërbejnë për të ndaluar problemin.

Partia Laburiste fitoi thellë në zgjedhjet parlamentare të së enjtes, duke i dhënë fund 14 viteve të qeverisjes shpesh të trazuar të konservatorëve.

Vitet e fundit në Britani kanë mbërritur me dhjetëra mijëra emigrantë nga Azia, Lindja e Mesme dhe Afrika, shumë prej të cilëve largohen për shkak të luftrave e varfërisë.

Ata mbërrijnë kryesisht përmes Kanalit të La Manshit me gomone të vogla, në udhëtime të rrezikshme të organizuara nga banda kriminale.

Ndalimi i fluksit të emigrantëve ishte një prej objektivave kryesorë të qeverisë konservatore, por kritikët e kishin cilësuar të ashtuquajturin plani i Ruandës, çnjerëzor, duke i mëshuar dhe rrezikut që ky vend i Afrikës Lindore, do të paraqiste për emigrantët, për shkak të treguesve të ulët të demokracisë.

Megjithatë, Starmer kishte paralajmëruar edhe më herët se qeveria e tij do të hiqte dorë nga plani i Ruandës, sapo të vinte në pushtet, por ekspertët thonë se ajo duhet të ofrojë zhgjidhje alternative mbi emigracionin, sikurse edhe për shqetësimet e mëdha që kanë sot britanikët, përfshirë koston e lartë të jetesës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese