Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

80 vjetori i përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Biden: Ukraina është pushtuar nga një tiran

Shkruar nga Newsbomb
80 vjetori i përfundimit të Luftës së Dytë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka deklaruar se Ukraina është pushtuar nga një tiran, duke shigjetuar në këtë mënyrë liderin rus, Vladimir Putin.

Gjatë fjalimit të tij, në Francë për përvjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, e njohur ndryshe si “D-Day”, Biden tha se konflikti në Ukrainë është një luftë e pafundme midis diktaturës dhe lirisë.

"Ukraina është pushtuar nga një tiran, ata po luftojnë me guxim të jashtëzakonshëm, duke pësuar humbje të mëdha, por kurrë nuk tërhiqen",- tha Biden.

Më tej, Biden vazhdon që t’a lidh luftën e Ukrainës kundër tiranisë me luftën për liri në plazhet e Ditës D.  Ai zotohet se NATO dhe koalicioni më i gjerë ndërkombëtar pro-ukrainas do të qëndrojnë të fortë me Ukrainën dhe nuk do të largohen.

Presidenti Biden e quan NATO-n aleancën më të madhe ushtarake në botë dhe thotë se është më e vendosur se kurrë për të ruajtur paqen.

Izolimi nuk ishte përgjigja 80 vjet më parë dhe nuk është përgjigja sot”,- shton Biden.

Kujtojmë se pak më parë, lideri rus paralajmëroi se do të dërgonte armatime në disa vende të Europës për t’ju kundërpërgjigjur Perëndimit në rast se ato do të lejojnë përdorimin e resurseve ushtarake që kanë dërguar për të goditur apo cenuar integritetin territorial të Rusisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese