Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

8 muaj të rrëmbyer nga Hamasi, shpëtohen 4 pengjet në Gaza

Shkruar nga Newsbomb
8 muaj të rrëmbyer nga Hamasi, shpëtohen 4 pengjet në Gaza
Katër personat që u shpëtuan

Katër pengje izraelite të rrëmbyer nga Hamasi nga festivali i muzikës Nova gjatë sulmeve të grupit të 7 tetorit janë shpëtuar.

Lajmin e ka bërë me dije ushtria izraelite. Bëhet me dije se personat që janë liruar janë Noah Argamani, 25 vjeç, Almog Meir Jan, 21 vjeç, Andrei Kozlov, 27 vjeç dhe Shlomi Ziv, 40 vjeç.

Ata u shpëtuan në një operacion të përbashkët "kompleks" gjatë ditës, të kryer me Agjencinë e Sigurisë së Izraelit dhe Policinë e Izraelit, nga dy vendndodhje të veçanta në Nuseirat, Gaza qendrore.

Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë transferuar në Qendrën Mjekësore "Sheba" Tel-HaShomer për ekzaminime të mëtejshme mjekësore. Ministria e shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi thotë se dhjetëra njerëz, përfshirë fëmijë, janë vrarë dhe plagosur në operacion.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese