
Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe disa rrugë kryesore janë bllokuar si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.
Zëdhënësi i administratës rajonale, Abdinasir Hirsi Idle, deklaroi sot se operacionet e kërkim-shpëtimit janë ende në vijim.
“Numri i viktimave mund të rritet, pasi shirat ishin shumë intensivë dhe zgjatën për disa orë, duke shkaktuar shembjen e nëntë shtëpive në lagje të ndryshme dhe dëmtime serioze në të paktën gjashtë rrugë kryesore,” theksoi ai.
Somalia ka përjetuar shpesh fenomene ekstreme klimatike, ku alternohen stinët e gjata të thatësirës me shira të rrëmbyeshëm, që shpeshherë sjellin përmbytje të mëdha.