Hapësire reklamuese

Bota

“50 miliardë dollarë kredi”, G7 merr vendime të rëndësishme për Ukrainën, marrëveshja që Biden firmosi me Zelenskyn

Shkruar nga Newsbomb
“50 miliardë dollarë kredi”, G7 merr vendime të
Zelensky dhe Biden

G7 ka rënë dakord të përdorë asetet e ngrira ruse për të mbledhur 50 miliardë dollarë, për Ukrainën për ta ndihmuar atë të luftojë forcat pushtuese ruse.

Presidenti i SHBA Joe Biden tha se kjo dakordësi ishte një tjetër rikujtesë për Rusinë se SHBA dhe aleatët e Ukrainës “nuk po tërhiqen”. Paratë nuk pritet të arrijnë deri në fund të vitit, por shihen si një zgjidhje afatgjatë për të mbështetur përpjekjet e luftës dhe ekonominë e Ukrainës.

Gjithashtu në samitin e G7 në Itali, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Biden nënshkruan një marrëveshje dypalëshe sigurie 10-vjeçare midis Ukrainës dhe SHBA-së, e cilësuar nga Kievi si "historike".

Do të jetë një kornizë për një përpjekje afatgjatë nga ana e Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar në zhvillimin e forcave të armatosura të Ukrainës dhe një hap drejt anëtarësimit përfundimtar të Ukrainës në NATO, siç thuhet në tekstin e marrëveshjes.

“Qëllimi ynë është të forcojmë aftësitë mbrojtëse dhe parandaluese të Ukrainës për një periudhë afat-gjatë”, tha Biden. Presidenti Zelenskiy e cilësoi marrëveshjen si historike për vendin e tij.

Zelenskiy ka kërkuar prej kohësh anëtarësimin në NATO, por aleatët nuk e kanë ndërmarrë një hap të tillë. Aleanca perëndimore e konsideron çdo sulm të nisur ndaj një prej 32 anëtarëve të saj si një sulm ndaj të gjithëve, sipas nenit 5 të Traktatit të NATO-s që i referohet mbrojtjes kolektive.

“Palët e njohin këtë marrëveshje si urë mbështetëse për anëtarësimin përfundimtar të Ukrainës në aleancën e NATO-s”, thuhet në tekst.

Në rast të një sulmi të armatosur ose kërcënimi të tillë kundër Ukrainës, zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës do të takohen brenda 24 orëve për t'u konsultuar mbi reagimin dhe për të përcaktuar se cilat janë nevojat shtesë të Ukrainës për mbrojtjen, thuhet në marrëveshje.

Në bazë të marrëveshjes, Shtetet e Bashkuara ritheksojnë mbështetjen e tyre mbi të drejtën e Ukrainës për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, në mesin një sulmi të ripërtërirë nga Rusia në frontin lindor të Ukrainës.

“Për të garantuar sigurinë e Ukrainës, të dyja palët pranojnë se Ukraina ka nevojë për forca ushtarake të konsiderueshme, forcim të kapaciteteve dhe investime të qëndrueshme në bazën industriale të mbrojtjes, që janë në përputhje me standardet e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO)”, thuhet mes të tjerash në tekstin e marrëveshjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese