Hapësire reklamuese


Bota

37 vjeçari digjet para gjykatës ku po mbahej gjyqi i Trump, motivet mbeten të paqarta

Shkruar nga Newsbomb

37 vjeçari digjet para gjykatës ku po mbahej gjyqi i Trump, motivet

Një burrë 37 vjeçar, cili i vuri flakën vetes ditën e djeshme në Manhattan, është shpallur i vdekur nga ekipet mjekësore të vendit.

Mësohet se viktima është Maxwell Azzarello, 37 vjeç, i cili lau veten me benzinë dhe pasi hodhi në ajër disa fletë që përmbanin teori konspiracioni të bëra nga ai, i dha flakën vetes. Ngjarja ndodhi jashtë gjykatës së Manhattan, kur po mbahej gjyqi i ish-presidentit, Donald Trump.  Viktima u djeg, në momentin që përfundoi përzgjedhja e jurisë për gjyqin e zotit Trump.

Ai u dërgua në spital të premten në gjendje kritike, por nuk mundi të mbijetonte, për shkak të djegieve të rënda të marra në trup.

Sipas mediave të huaja, gjatë momentit të incidentit, ish-presidenti Donald Trump ishte në ndërtesë për të marrë pjesë në përzgjedhjen e jurisë, por u largua pa dhënë komente për ngjarjen e sapondodhur, ndonëse deri më tani nuk ka ndonjë informacion që djegia e 37 vjeçarit të ketë ndonjë lidhje me gjyqin që po realizohet nga Trump.

Policia e qytetit të Nju Jorkut tha herët të shtunën se zoti Azzarello u deklarua i vdekur nga stafi i spitalit, ndërsa bëri të ditur se nuk dihet ende motivi që e ka dërguar atë që të marrë këtë vendim.

Trump po gjykohet nga Gjykata për mashtrim civil prej 355 milionë dollarësh dhe çështjen e shpifjes së E. Jean Carroll, ndërsa mësohet se avokatët e tij kanë kërkuar që prokurorët të mos e marrin në pyetje, ish-presidentin.

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese