Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

25 vite më pas, si e ëndërronte Melania Trump të ishte Zonja e Parë e Amerikës

Shkruar nga Newsbomb
25 vite më pas, si e ëndërronte Melania Trump të ishte Zonja
Melania Trump

Një intervistë e Melania Trump tregon sesi Zonja e Parë e Amerikës ka manifestuar këtë status vite më parë qëkur ajo ishte një super modele e kopertinave botërore. E ulur përballë gazetarit të ABC Neës, Don Dahler në dhjetor të 1999, vetëm 26 vjeç, Melania i kishte të qarta synimet e saj për të ardhmen.

Ajo dhe presidenti i ardhshëm i SHBA-ve, Donald Trump sapo ishin takuar një vit më parë gjatë një feste në Javën e Modës në Neë York. Kur u pyet nëse mund ta imagjinonte veten si zonja e parë, Melania u përgjigj "po", duke shtuar se do të "mbështeste" dhe "qëndronte pranë" Donald Trump dhe do të imitonte zonjat e para të së kaluarës së Amerikës, referuar konkretisht Jackie Kennedy.

Po, do të isha shumë tradicionale, si Jackie Kennedy. Do e mbështesja dhe do të bëja shumë detyra sociale.”

E pyetur për akuzat e shumta se ajo qëndron krah të dashurit të saj biznesmen vetëm prej parave, Melania i hedh poshtë të gjitha duke i thënë që njerëzit nuk e njohin.

Njerëzit nuk më njohin. Njerëzit që thonë këto gjëra nuk më njohin aspak. Nuk mund të flesh, të përqafosh ose të flasësh me gjërat e bukura, me apartamentet ose me avionët e bukur. Do të ndiheshe shumë bosh”, ka thënë Melania.

Kur u pyet nëse do të ishte e gatshme të nënshkruante një marrëveshje paramartesore, duke pasur parasysh "historinë me divorce të ashpra" të Donald Trump, ajo u përgjigj se nuk do ta përjashtonte këtë, duke shtuar: "Le të shohim se çfarë do të ndodhë".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese