Hapësire reklamuese

Bota

2 milionë euro vjedhje, Portugalia dhe Spanja zhvillojnë operacionin ndërkombëtar për kapjen e bandës shqiptare

Shkruar nga Newsbomb
2 milionë euro vjedhje, Portugalia dhe Spanja zhvillojnë operacionin

 

Garda Civile Spanjolle ka zhvilluar një operacion të përbashkët hetimi me Gardën Kombëtare Republikane të Portugalisë për kapjen e një bande kriminale me bazë në komunën Pontevedra të O Rosal.

Sipas mediave të huaja, grupi kriminal përbëhej nga shqiptarë, ndërsa mësohet se ato kishin realizuar 100 grabitje shtëpish në veri të Portugalisë me një vlerë prej më shumë se 2 milion euro.

Për shkatërrimin e këtij grupi janë ndërrmarrë një sërë operacionesh policore nga Portugalia. Në nëntor të vitit 2022, policia portugeze kërkoi bashkëpunimin e homologëve të tyre spanjollë për nisjen e hetimeve të përbashkëta, pasi në disa banesa të ndryshme të veri të vendit u regjistruan sulme.

Në shkurt të vittit 2022, policia zhvilloi operacionin e parë, në bazën e të dyshuarve në Vila Nova da Cerveira të Portugalisë, ku u bë i mundur arrestimi i dy personave, të cilët u vendosën në burg të përkohshëm, ndërsa një tjetër i përfshirë në ngjarje kishte mundur të arratisej.

Banda me origjinë shqiptare vendoste në objektivin e saj shtëpi dhe vila luksoze. Agjentët e policisë gjatë aksionit për kapjen e tyre, në bazën ku qëndronin hajdutët gjetën edhe bizhuteri, aksesorë të markave luksoze, para të gatshme dhe pajisje teknologjike si telefona celularë, telekomandë ose bllokues frekuencash, si dhe mjete dhe dy automjete të nivelit të lartë që përdoreshin për grabitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Këtë prill përfunduan edhe hetimet pasi u ndërmorr aksioni i fundit policor në Vanecia. Gjatë operacionit në prangat e policisë së Interpolit ranë dy gra dhe një burrë, të cilat ishin bashkëpunëtorë në veprimtarinë kriminale të bandës. Në shtëpinë e tyre u sekuestruan kompjuterë, 6000 euro dhe dokumentacion për operacionet e grupit krimial, ndërsa pritet që të dyshuarit të dalin para gjykatës për tu përballur me masën e sigurisë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese