Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

11 të vdekur dhe qindra të infektuar nga virusi i Nilit Perëndimor në Izrael

Shkruar nga Newsbomb
11 të vdekur dhe qindra të infektuar nga virusi i Nilit
Foto ilustruese

Mbi 11 persona kanë humbur jetën në Izrael pas përhapjes së virusit të Nilit Perëndimor. Ka qenë ministria e Shëndetësisë izraelite ku njofton se virusi i tmerrshëm ka infektuar qindra qytetarë.

“Deri tani 153 pacientë janë diagnostikuar me ethet e Nilit Perëndimor në një shpërthim të vazhdueshëm. Shumica e pacientëve janë nga rajoni qendror i vendit.” – u tha në njoftim.

Virusi transmetohet te njerëzit përmes mushkonjave që ushqehen me zogj të infektuar. Simptomat përfshijnë ethe, dhimbje koke, lodhje dhe dhimbje trupi, si dhe të vjella.

Autoritetet kanë bërë thirrje urgjente për monitorim dhe kontroll në të gjitha zonat për asgjësimin e mushkonjave në mënyrë që të parandalojnë vdekje masive nga infektimi me këtë virus.

Ethet e Nilit Perëndimor është një sëmundje virale që shkaktohet nga virusi i Nilit Perëndimor; emri i së cilës rrjedh nga dega e Nilit Perëndimor në Ugandë, dhe për herë të parë është diagnostikuar në 1937 te një grua që vuante nga një temperaturë shumë e lartë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese