Hapësire reklamuese

Bota

Atentat shqiptar në Spanjë, 34-vjeçari qëllohet me 5 plumba

Shkruar nga Newsbomb
Atentat shqiptar në Spanjë, 34-vjeçari qëllohet me 5
Foto nga vendi i ngjarjes

Një atentat me armë zjarr është shënuar ndaj një shqiptari në Spanjë.  Mediat e huaja bëjnë me dije se të shtënat me armë janë shënuar në një qendër tregtare në Guadalmina.

Si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i plagosur 34-vjeçari shqiptar. Raportohet se shqiptari ndodhet në spitalin rajonal të Costa del Sol në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 21:40 së mbrëmjes së djeshme, konkretisht në restorantin Pan y Chocolate, që ndodhet në hyrje të qendrës tregtare. Një person i paidentifikuar ka hyrë në restorant dhe ka qëlluar 5 herë me arme zjarri drejt shqiptarit, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Policia Kombëtare e Spanjës ka marrë përsipër hetimin dhe po punon për shkaqet e këtij atentati si dhe për identifikimin e autorit/ ve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese