Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ballë ka goditur një zonë të izoluar në Himalajet e Tibetit, duke shkaktuar të paktën 53 viktima. Ngjarja ka ndodhur në Kinën jugperëndimore, duke tronditur një rajon të banuar nga rreth 62 mijë njerëz.
Lëkundjet janë regjistruar herët në orët e para të së martës, duke u ndjerë edhe përtej kufijve, në kryeqytetin e Nepalit, Katmandu, si dhe në disa pjesë të shtetit indian Bihar. Raportimet nga terreni sugjerojnë se numri i viktimave mund të rritet, ndërsa autoritetet vazhdojnë operacionet e shpëtimit në zonën e goditur.
Sondazh
Poll