
Katër persona kanë vdekur si pasojë e një sulmi me thikë të ndodhur gjtë mbrëmjes së djeshme në qytetin izraelit, Tel Aviv.
Autori i ngjarjes, 29-vjeçari me nënshtetësi marokene por rezident në SHBA, plagosi 4 persona në rrugënNahalat Binyamin, një zonë e njohur për restorantet dhe jetën e saj të natës, dhe në rrugën Gruzenberg.
Ai është qëlluar për vdekje nga një civil i armatosur duke i dhënë kështu fund masakrës që 29-vjeçari kishte nisur. Nga hetimet u raportua se agresori kishte hyrë në Izrael më 18 janar me vizë turistike, kalimi i të cilit është kundërshtuar në Ben Gurion, por shërbimi i sigurisë Shin Bet miratoi hyrjen e tij, referuar deklaratës së ministrit të Brendshëm izraelit, Moshe Arbel, raporton BBC.