Hapësire reklamuese

Bota

Sulm me thikë në një shkollë në Angli, plagosen 2 mësues dhe një nxënës

Shkruar nga Newsbomb

Sulm me thikë në një shkollë në Angli, plagosen 2

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Uells të Anglisë, pas një sulmi me thikë në njërën nga klasat ku po zhvillohej mësim. Sipas prestigjozes britanike The Mirror, si pasojë e sulmit kanë mbetur të plagosur dy mësues dhe një nxënës, ndërsa mësohet se shkak për incidentin ka qenë një zënkë e nisur midis dy vajzave adoloshente, i cili më vonë ka degraduar në përdorimin e thikës.

Menjëherë pas publikimit të lajmit, Policia e Dyfed-Powys tha se kishin të bënin me një incident. Një nxënës 15 vjeç, thuhet se është arrestuar nën akuzën si sulmues dhe për posedim të një thike, ndërkohë që është bërë e ditur se nuk ka të tjerë që dyshohet që mund të jenë përfshirë në ngjarje. Shërbimet policore thanë se tre të plagosurit po marrin trajtim dhe shërbimet e urgjencës ndodhen në vendngjarje, ndërsa shkolla është mbyllur.

Pas përhapjes së lajmit mbi ngjarjen e ndodhur në shkollën Amman Valley, Carmarthenshire në Uells, qindra prindër u panë jashtë dyerve të shkollës, ndërsa një prani e madhe policore prej 10 makinash rrethuan ndërtesën.

Sulm me thikë në një shkollë në Angli, plagosen 2

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Këshilltari i Carmarthenshire, Rob është shprehur në mbështetje të stafit të shkollës dhe prindërve, ndërsa ka siguruar që do të ofrojë sigurinë e nevojshme që kjo situatë e mos të përsëritet sërish.

"Ne jemi në mbështetje të stafit mësimor të kësaj shkolle, prindërit dhe nxënësit pas incidentit të tmerrues të sotëm. Unë kam qenë në kontakt me Këshillin Carmarthenshire dhe do të jap çdo mbështetje që mundem në shkollë gjatë kësaj kohe të vështirë”,- tha Këshilltari i Carmarthenshire, Rob.

Ndërkohë që për këtë ngjarje kanë reaguar edhe zyrtarë të lartë të Britanisë, të cilët e kanë cilësuar si shokues këtë veprim, ndërsa kanë bërë thirrje që të shtohet prania e policisë në këto ambjente, për të kontribuar në rritjen e sigurisë në shkolla.

Shkolla e Amman Valley, ose Ysgol Dyffryn Aman, është një shkollë gjithëpërfshirëse dygjuhëshe që përfshin nxënës nga mosha 11 deri në 18 vjeç. Ajo mbahet nga Këshilli i Qarkut Carmarthenshire dhe ofron arsim për 1,450 nxënës të shkollës dhe 270 nxënës të klasës së gjashtë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese