
Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Britani, pas një sulmi me thikë në një nga rrugën e Hart të Portit Jugor të Anglisë Veriperëndimore.
Sipas mediave britanike, një burrë ka qëlluar me thikë kalimtarët në rrugë duke lënë të plagosur në vend 8 persona.
Mësohet se të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa bëhet me dije se ato ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në njoftimin e policisë thuhet se autori i sulmit është arrestuar dhe është dërguar në Komisariat për t’u marrë në pyetje.
Në vijim të deklaratës, autoritetet bëjnë thirrje për qytetarët që të shmangin kalimin në këtë zonë, teksa shprehen se rreziku tashmë ka kaluar.
“Ne mund të konfirmojmë se shërbimet e urgjencës janë në Southport pas një incidenti të madh sot, të hënën 29 korrik. Rreth orës 11:50 na telefonuan pas raportimeve për një sulm me thikë. Raportohen për 8 të plagosur, por më shumë detaje do të konfirmohen në vijim të hetimeve. Policia arrestoi një person dhe sekuestroi një thikë. Ai është dërguar në komisariat.
Ju lutemi shmangni zonën. Nuk ka asnjë kërcënim më të gjerë për publikun”,- thuhet në njoftimin e policisë britanike.
Gjithashtu, autoritetet vendase vijojnë hetimet për të zbuluar rrethanat e këtij incidenti të rëndë, ndërsa po hetohet edhe mundësia e një sulmi terrorist.
Kujtojmë se gjatë muajve të fundit Britania është përfshirë shpeshherë nga ngjarje të tilla, ku persona të ndryshëm kanë sulmuar me thikë qytetarë të pafajshëm në rrugë, të cilat kanë patur edhe funde tragjike.