Hapësire reklamuese

Bota

Sulm kibernetik në spitalet e Londrës, anullohen me qindra operacione

Shkruar nga Newsbomb
Sulm kibernetik në spitalet e Londrës, anullohen me qindra operacione
Foto nga spitali St. Thomas në Londër

Spitalet e Londrës janë përfshirë nga një sulm kibernetik ditën e sotme. Si rezultat i kësaj janë anulluar me qindra operacione të pacientëve si dhe shërbime të tjera të nevojshme.

Spitali i King's College, Guy's dhe St Thomas'  duke përfshirë Royal Brompton dhe Spitalin e Fëmijëve në Londër “Evelina” dhe shërbimet e kujdesit parësor janë në mesin e të prekurve.

Incidenti i ndodhur ka ndikuar departamentet e transfuzionit të gjakut, të patologjisë si dhe ai që është përgjegjës për rezultatet e analizave.

Megjithatë, urgjencat janë transferuar në spitalet e tjera simotra për të mos penguar procesin e tyre të shërimit apo procese të tjera të rëndësishme.

Sipas BBC, sulmi mendohet që të ketë ndodhur mbrëmjen e së hënës, ndonëse nuk është bërë e ditur për pacientët, pasi ato janë paraqitur për të kryer operacionin por janë kthyer pas pa ju dhënë më shumë detaje rreth arsyeve të anullimit.

Një zyrtar i lartë në Royal Brompton ka pohuar hakerat kanë ndërhyrë në sitemin spitalor, duke qenë se nuk arrihej që departamentet të lidheshin me serverin kryesor, ndërsa shton se stafi i spitaleve nuk ka qenë në dijeni të arsyeve të ngërcit, pasi kjo është menduar që të zgjidhet pa përhapur panik tek qytetarët.

Duke u nisur nga deklarata e autoriteteve të Britanisë, thuhet se është arritur që të merren nën kontroll inteligjenca në këto spitale, ndërsa vijojnë hetimet për personat e përfshirë në këtë atak dhe qëllimin që fshihet pas tyre.

Kujtojmë se kohët e fundit Evropa është paralajmëruar për sulme kibernetike dhe shpeshherë janë raportuar ndërhyrje në sistem nga inteligjenca ruse, por në këtë rast nuk mund të themi të sigurtë nëse ky sulm ka lidhje të drejtpërdrejt me Rusinë apo jo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese