
Foto ilustruese
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.5 ka goditur shtetin Oaxaca të Meksikës mbrëmjen e djeshme.
Sipas autoriteteve meksikane dhe Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, epiqendra e tërmetit ishte pranë qytetit të San Miguel Achiutla, me një thellësi prej 64 kilometrash.
Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum, deklaroi në rrjetin social “X”se deri tani nuk janë raportuar për dëme, ndërsa guvernatori i Oaxaca tha në një postim se protokollet e emergjencës janë aktivizuar për të siguruar sigurinë e qytetarëve.
Lëkundjet sizmike janë ndier edhe në disa zona të tjera të vendit, duke shkaktuar panik mes banorëve ku shumë prej tyre dolën në rrugë të shqetësuar.

Banorët e shqetësuar në rrugë
Sondazh
Poll