Të paktën 16 persona kanë humbur jetën këtë të shtunë si pasojë e një sulmi ajror izraelit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Rripin e Gazës.
Sipas asaj që autoritetet izraelite kanë bërë me dije për mediat vendase, mësohet se dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi në momentin e sulmit ndodheshin në ndërtesën ku dhe strehoheshin me mijëra njerëz.

Video nga vendi i ngjarjes tregon të rriturit dhe fëmijët duke bërtitur në një rrugë të mbushur me tym e të mbuluar me pluhur dhe rrënoja, ndërsa vrapojnë për të ndihmuar të plagosurit.
Dëshmitarët okularë i thanë BBC-së se sulmi kishte në shënjestër katet e sipërme të shkollës, e cila ndodhet pranë një tregu të frekuentuar. Sipas BBC deri në 7.000 persona përdornin këtë ndërtesë për strehim.
