Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
35 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Bota po fillon të “hapet”, shumë vende lehtësojnë masat e anti-Covid

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në të gjithë botën ditëve të fundit po vihet re një ulje e numrit të rasteve së të infektuarve me Covid-19, prandaj dhe shtete të ndryshme kanë vendosur që të lehtësojnë masat e vendosura për të luftuar koronavirusin.

Britania e Madhe është një ndër vendet më të goditura nga pandemia, pas fushatës së suksesshme të vaksinimit vendi ka filluar të “marrë frymë” lirshëm, pasi rastet e infektivimit dhe vdekjeve janë ulur.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, do të shpallë planin më 10 maj. Aty parashikohet që të lejohen aktivitetet në ambiente të mbyllura që nga data 17 maj.

“Programi ynë i suksesshëm i vaksinimit vazhdon. Më shumë se dy të tretat e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar tani kanë bërë vaksinën e parë – dhe ne tani mund të presim me padurim heqjen e kufizimeve me kujdes, por në mënyrë të pakthyeshme”, tha zyra e kryeministrit britanik.

Edhe në shumë vende të tjera europiane numri i të infektuarve, shtrimet në spital dhe vdekjen po ulen ndjeshëm.

Ditën e djeshme, më 9 maj Spanja përfundoi gjendjen e jashtëzakonshme gjashtë mujore. Në Gjermani më shumë se 7 milion persona janë plotësisht të vaksinuar të cilët me vendimet e reja të qeverisë përjashtohen nga shumë kufizime.

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë ditëve të fundit janë përballur me një ulje të numrit të së infektuarëve dhe vdekjeve nga Covid, ku për 56 përqind e popullatës ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Koordinatori i përgjigjes së Shtëpisë së Bardhë për COVID-19, Jeff Zients, tha më 9 maj se zyrtarët janë përqendruar në vaksinimin e më shumë amerikanëve.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img