Hapësire reklamuese

Bota

“Bota në prag të Luftës së Tretë”, sa e FUQISHME është ushtria e IRANIT?

Shkruar nga Newsbomb

Teksa mediat në mbarë botën nuk ngurrojnë të aludojnë se bota mund të jetë në një prag lufte të tretë, zyrtarë të lartë iranianë paralajmërojnë për pëegjigje të ashpër ndaj SHBA-ve.

Situata është tensionuar pas vrasjes së gjeneralit të forcave elitë iraniane, Kasem Soleimani. Ai u vra në Aeroportin e Irakut pas një sulmi me dron të ushtrisë amerikane, aprovuar nga presidenti Donald Trump, raporton Newsbomb.al.

Por sa është fuqia ushtarake e Iranit?

Irani është një shtet që nuk mund të nënvlerësohet. Sipas “Globalfirepower”, Irani renditet i 14-i në botë nga 137 shtete, raporton newsbomb.al.

Kujtojmë këtu se Irani nuk ka armë bërthamore, por shpesh mediat perëndimore raportojnë se Irani punon në sekret për zhvillimin e tyre.

Disa të dhëna për Iranin:

Popullsia: 83,024,745

Personeli ushtarak: 873,000

Aktivë: 523,000

Rezervë: 350,000

Fuqia ajrore:

Avionë luftarakë: 142

Sulmues: 165

Transport: 89

Helikoptera: 126

Helikopter luftues: 12

Fuqia tokësore:

Tanke: 1,634

AFV: 2,345

Artileria: 560

Artileri e tërhequr: 2,128

Raketa lëshuese: 1,900

Fuqia detare:

Aeroplan mbajtëse: 0

Fregata: 6

Kryqëzor: 0

Nëndetëse: 34

Dragamina: 3

/Newsbomb.al

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.