Hapësire reklamuese

Showbiz

Bota e muzikës në zi, ndërron jetë në aksident këngëtarja amerikane

Shkruar nga Newsbomb
Këngëtarja amerikane Kylie Rae Harris

Këngëtarja amerikane Kylie Rae Harris ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë tre makina, në New Mexico. 

Lajmin e ka konfirmuar dhe menaxheri i saj i Billboard, i cili ka shkruar në Twitter se ajo ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti në Rrugën Shtetërore 522 në Qarkun Taos, ndërsa nga përplasja ka ndërruar jetë dhe një vajzë 16 vjeçare që drejtonte një nga dy mjetet që u përplasën me atë të Kylie Rae Harris.

Pak momente para vdekjes, Kylie duket se e kishte parandjerë ngajrjen rrëqethëse që ndodhi pas atij twitti.

‘Me karburantin që kam përshkrojë dhe 46 milje, ndërsa stacioni më i afërt i benzinës është 36 milje larg. I dashur Jezus, të lutem mos më lërë në mes të asgjësë’, shkroi ajo në Twitter, pak para përplasjes që i mori dhe jetën.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll