Gjendet i vdekur futbollisti brazilan Valdiram Kaetano de Morais.
Lojtari është ndarë nga jeta në moshën 36 vjeçare, ndërsa u gjet i pajetë me shenja dhune në rrugët e Sao Paulos.
Deri më tani ende nuk ka ndonjë informacion të saktë nga policia se cilat janë shkaqet që Morais ka ndërruar jetë, por autoritetet kanë shoqëruar 3 persona.
Valdiram Kaetano de Morais ka luajtur me skuadrat në Brazil, sikurse janë Tupi, Central, Bangu etj.
Futbollisti u cilësua si golashënuesi më i mirë i Kupës së Brazilit në vitin 2006.
Ai njihej gjithashtu edhe për problemet me drogën edhe pse zakonisht futbolli ka ndidhmuar shumë lojtarë të largohen nga jeta e rrugës.