Hapësire reklamuese

Bota

Bota e egër në ALARM: Fshatarët masakrojnë 11 speciet drejt zhdukjes

Shkruar nga Newsbomb

Një lajm i frikshëm ka vendosur në alarm autoritetet ndërkombëtare që merren me speciet në zhdukje, pasi 11 luanë të një lloji të veçantë janë vrarë barbarisht nga banorët e një fshati në Ugandë.

Sipas mediave të huaja, 3 luanesha dhe 8 këlyshë luani që janë në listën e specieve drejt zhdukjes, janë helmuar nga fshatarët me justifikimin se këto të fundit u hanë bagëtitë.

Mbetjet e kafshëve u gjetën në Parkun Kombëtar të Mbretëreshës Elizabeth në Ugandë, ndërkohë që në park janë strehuar më shumë se 200 luanë me qëllim shtimin e rracës.

Tensionet midis mbrojtësve të kafshëve të egra dhe fermerëve kanë qenë të agravuara prej vitesh, ndërsa autoritetet kanë urdhëruar dëbimin e tyre nga vendi.

Policia aktualisht po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll