Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
55 %
1.5kmh
75 %
Sht
15 °
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

Boss droge nga BE në Ekuador/ Kush është vlonjati që porositi vrasjen e JAK PRENGËS në qeli; ekzekutimi i policëve, arratisjet alla ‘El Chapo’ nga burgu e grabitja spektakolare në Barcelonë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7bca0d43c16bc89267eb2d9d2e6a5270

Dalin detaje të reja nga vrasja makabre e Jak Prengës i marrë peng në Kamëz mesditën e 17 Janarit, dhe i rrahur barbarisht nga vëllezërit Hajri, derisa gjeti vdekjen.

Sipas informacioneve më të fundit, vëllezërit Hajri janë thjesht ekzekutuesit e një porosie që vinte nga tjetërkush.

Dhe bëhet fjalë për 4 porositës, 3 shkodranë dhe një vlonjat.

Sot po publikojmë historinë e pabesueshme kriminale të vlonjatit me dy emra, Gramoz (Dritan) Rexhepi, personazhi më i fuqishëm i botës së krimit në Vlorë dhe me një ‘Cv’ të pasur aktiviteti që shtrihet nga vendet e Bashkimit Europian (Holanda, Italia, Spanja, Belgjika), deri në Ekuador.

SI NISI GJITHÇKA?

Viti 1998– Gramoz Rexhepi në bashkëpunim me dy persona të tjerë vret dy policë, konkretisht Arben Keqin dhe Durim Kasmin, të cilët punonin si efektivë në Fushë-Krujë. Në ngjarje, rastësisht u vra dhe pronari i një lokali në Krujë, Raim Bakiasi.

Për këtë Rexhepi, u dënua me 25 vite burg (edhe pse nuk bëri asnjë ditë) ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij, Sokol Halilaj e Shefqet Seferi, me nga 20 vite burg.

Këtu nisi edhe saga e rekordeve kriminale të Gramoz Rexhepit i cili siç bëjnë shpesh personazhet e botës së krimit, e ndryshoi emrin nga Gramoz në Dritan me shpresën se do ia hidhte drejtësisë.

Dritan-Rexhepi.jpg

VITI 2006– Dritan Rexhepi futet në ‘Hotel Tirana’ me 2 pistoleta së bashku me një person tjetër.

Ndonëse të rinj, ata njiheshin si ‘vrasës me pagesë’ dhe ranë menjëherë në prangat e policisë.

Ata u çuan në komisariatin e Durrësit por teksa vlonjati priste që pas dy ditësh të dilte para Gjykatës për të marrë masën e sigurisë, në kohë rekord, organizoi një plan arratisjeje dhe ia doli.

Momente që ia kalojnë filmave më të realizuar e personazheve më ‘famozë’ në botë, si El Chapo, shkruan newsbomb.al.

Kështu Dritani vlonjat, atëkohë veçse një riosh, zhveshi xhupin që mbante në trup, e ktheu në anën tjetër dhe rrëmbeu një dosje në dorë që i bëri rojet e burgut të mendonin se mos kishin të bënin me ndonjë zyrtar.

2009- Nga Durrësi në Itali

‘Mjeshtri i arratisjeve’, Dritan Rexhepi, u arratis sërish nga një burg i sigurisë së lartë në Pavia të Italisë ku kishte rënë në pranga së bashku me dy shqiptarët, Ylli Ndoji dhe Leonard Myrtaj.

Pas arratisjes nga burgu në Itali, ‘mjeshtri’, pas dy vitesh, u rishfaq në Barcelonë, raporton newsbomb.al.

Dritan Rexhepi shkoi të grabiste me disa persona të tjerë një bankë në Barcelonë teksa luhej një ndeshje e rëndësishme.

Ashtu sikurse bëjnë shpesh personazhet nga ‘bota e nëndheshme’ ai kishte zgjedhur pikërisht këtë ditë të rëndësishme sportive duke menduar se askush nuk do e kishte mendjen te grabitja mirëpo ra në pranga nga policia spanjolle bashkë me bashkëpunëtorët.

Çuditërisht, në rrethana ende të pabëra publike, Dritan Rexhepi i shpëtoi sërish drejtësisë spanjolle për t’u rishfaqur në Belgjikë vetëm disa muaj më pas.

Edhe në Belgjikë, në tetor të vitit 2011, ai u arrestua dhe u dërgua në burgun e Merksplas në Antverp.

Autoritetet atje, mesa duket nuk e vlerësuan rrezikshmërinë dhe ‘aftësinë prej mjeshtri’ të Rexhepit dhe e lanë në një burg të sigurisë së ulët, nga ku ai u arratis sërish.

Nga BELGJIKA në ANGLI

Emri i Dritan Rexhepit nisi të lakohej në Angli dhe u shpall në listën e 18 më të kërkuarve atje.

DritanInterpol.jpg

Mirëpo, pavarësisht angazhimit të gjithë autoriteteve në Britani dhe publikimit të fotove të Rexhepit, askush nuk mundi ta prangosë derisa ai u shfaq sërish, këtë herë në Amerikën e Jugut, pikërisht në Quito të EKUADORIT.

Fund qershori 2014–  Dritan Rexhepi ra në prangat e policisë së Ekuadorit , si pjesë e një grupi që u kap 278 kilogramë kokainë. Por autoritetet në Ekuador nuk bënin dot lidhjen se ai që kishin arrestuar, ishte një nga personazhet më të kërkuar të botës së krimit. Kjo, pasi ai kishte ndryshuar jo vetëm emrin duke mbajtur një pasaportë greke me identitet fals por edhe pamjen.

Rexhepi kaloi kohë në qeli, derisa gjurmët e gishtave bënë të mundur identifikimin e vlonjatit i cili këtu ‘vulosi’ karrierën e tij famëkeqe të arratisjeve, shkruan newsbomb.al.

83625488_2794494130589107_662317152845430784_n.png Dritan-Rexhepi_1.jpg

Tanimë ai ndodhet në një burg të sigurisë së lartë në Ekuador por duket se kriminaliteti është adrenalina e tij.

Edhe pse në burg, sipas informacioneve më të fundit nga organet e hetimit, dyshohet se është pikërisht Gramoz (Dritan) Rexhepi ai i cili ka porositur vrasjen makabre të Jak Prengës.

Për ekzekutimin e porosisë, Rexhepi ka angazhuar disa persona, mes të cilëve vëllezërit Hajri; Bajram Hajri, Elton Hajri, Leonard Hajri.

Nga hetimet e deritanishme, shkaku i kësaj vrasje lidhet me vëllain e Jak Prengës, Astrit Prenga i cili ishte korrier i grupit kriminal të Hajrajve, nuk ka dorëzuar në Angli me porosi të tyre 243 kilogram kokainë.

Hetimet janë fokusuar edhe në një tjetër pistë sipas së cilës, në mesin e muajit dhjetor 2019 Astriti me grupin e tij,ka grabitur një ngarkesë droge që kishte ardhur nga Amerika Latine. Bëhet fjalë për një kontenier me banane, që në fakt kishte 283 kg drogë.

Policia britanike, disa ditë më vonë ka gjetur vetëm pjesën e përparme të kamionit, të cilën, grupi i grabitësve ia kishte shitur një shtetasi rumun, sigurisht pa ngarkesë brenda. 

17 janar 2020- PENGMARRJA NË KAMËZ

Pas gjithë këtyre, katër persona në Kamëz rrëmbyen dhe më pas rrahën për vdekje Jak Prengën në restortin e tyre luksoz “Golden”, në Shijak.

 Jak Prenga është rrahur për vdekje që në momentin e rrëmbimit në Kamëz. Kur është dërguar në resort, ka ecur me këmbët e tij, por kur ka dalë sipas pamjeve të sekuestruara nga kompleksi, 49 vjeçari është tërhequr zvarrë dhe i zhveshur e më pas është futur në një furgon, me të cilin është bërë dhe transporti për në vendin ku është groposur, shkruan newsbomb.al.

Policia ende nuk e ka gjetur trupin e viktimës Jak Prenga por thotë se sot, në një aksion blic, realizuar në Shkodër, ka siguruar prova të mjaftueshme për zbardhjen e vrasjes pas kontrolleve të ushtruara në biznese, banesa e objekte të braktisura./ newsbomb.al

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img