Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
0kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
Sht
34 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Bosi i trafikut të drogës, ekstradohet në Itali Mateo Gjepali; Kush është shijaksi që kishte në shtëpi 42 kg heroinë (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

774e2b7653619fb50fcb79a00864763f

Mateo Gjepali, 26 vjeç, është ekstraduar mbrëmjen e djedhme nga Tirana për në Itali, pasi Prokuroria e Ravennas në Itali e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, shkruan newsbomb.al. Shijaksi Mateo Gjepali konsiderohet si një nga bosët e trafikut të drogës në veri të Italisë.

Pothuajse të gjitha mediat italiane kanë shkruar mëngjesin e sotëm për ekstradimin e Mateo Gjepalit, nga “Toka e Shqiponjave” siç e quajnë ato Shqipërinë, drejt Italisë.

Sipas mediave atje, pas një hetimi të gjerë të koordinuar nga Prokuroria Publike e Ravenës dhe e kryer nga Policia e Shtetit Ravenna, Shërbimi Ndërkombëtar i Bashkëpunimit Policor (SCIP) bëri ekstradimin e shtetasit shqiptar Mateo Gjepalit, i lindur në 1995 , i cili konsiderohet si një anëtar kryesor i trafikut të drogës që vepron në Italinë veriore.

Falë bashkëpunimit me Policinë shqiptare, është bërë i mundur ndalimi dhe ekstradimi i Mateo Gjepalit në Itali, shkruan newsbomb.al.

Kush është Mateo Gjepali

Mateo Gjepali është trafikanti i dytë i arrestuar me urdhër paraburgimi të lëshuar nga Ravenna, si pjesë e operacionit antidrogë “PIKE”, pas kushëririt të tij GJEPALI Gazmend, të cilit masa iu njoftua në burg në fund të vitit 2019; të dy kushërinjtë, së bashku me një person të tretë, kanë pasur në posedim dhe kanë ruajtur mbi 40 kg heroinë dhe armë, të gjetura në një apartament në Ravenna në shkurt 2018.

Operacioni kulmoi me arrestimin e GJEPALI Gazmend, ndaluar më 15.02.2018 në Rimini nga agjentët e Antidrogës në Ravenna, teksa ai po shpërndante dy kilogramë kokainë dhe 1 kg hashash të fshehur në makinën e tij, të përgatitur posaçërisht për transportin e drogës, shkruan newsbomb.al.

Në të njëjtën mbrëmje të arrestimit të GJEPALI Gazmend, gjatë kontrolleve në shtëpitë e përdorura prej tij, së bashku me kushëririn e tij Mateo Gjepali dhe KAPIDANI Armand (anëtar i tretë i grupit të vogël kriminal ende i arratisur), Policia shpërtheu në një apartament në periferi të Ravenës, duke gjetur një laborator të vërtetë për prerjen, përgatitjen dhe paketimin e një sasie të madhe të drogës.

Brenda ambienteve, të marra me qira ekskluzivisht për qëllime përpunimi dhe magazinimi, u sekuestruan rreth 42 kilogramë heroinë, mbi 80 kilogramë substancë prerëse (paracetamol dhe kafeinë), përzierës, një mikser profesional për të përzier përbërjet dhe një shtypës hidraulik me kallëpe për paketimin e pakove.

Tre shqiptarët nuk kishin nënvlerësuar nevojën për të mbrojtur ngarkesën e paligjshme, duke u armatosur me dy revole dhe dy pistoleta gjysmë automatike, të shoqëruara me municione të nevojshme, të fshehura së bashku me drogën, shkruan newsbomb.al.

Provat e marra dhe rezultatet pozitive të hetimeve biologjike të kryera nga Shërbimi Policor Shkencor i Romës mbi gjetjet e ADN-së të pranishme në apartament – krahasuar me profilet gjenetike të të afërmve që banojnë në Itali – bënë të mundur caktimin e përgjegjësisë për krimet ndaj tre të dyshuarve, pas së cilës Prokuroria e Ravenas lëshoi ​​një urdhër paraburgimi për ta.

4 milion euro është vlera me pakicë e drogës së kapur, bazuar në analizat laboratorike të kryera nga Policia Shkencore, e cila gjeti një përqindje të “përbërësit aktiv” më të madh se 40%, e cila për këtë arsye do t’u lejonte trafikantëve të katërfishonin vëllimin e drogës.

//NEWSBOMB.AL//

Më shumë

spot_img
spot_img