Hapësire reklamuese

Aktualitet

Boshatisnin llogaritë e grekëve, zbërthehet skema e mashtrimit në Korçë

Shkruar nga Newsbomb
Boshatisnin llogaritë e grekëve, zbërthehet skema e mashtrimit

Policia e Korçës ka arritur të zbërthejë një skemë të mashtrimit se si futeshin në "grackë" shtetasit grekë. Mësohet se dy persona, të cilët hiqeshin si tregtarë dhe mashtronin grekët duke u marrë të dhënat e llogarive bankare dhe më pas duke transferuar shuma parash nga llogaritë e tyre, në llogari të tjera të paidentifikuara, nëpërmjet agjentëve fiktivë.

Në kuadër të këtij operacioni janë vënë në pranga dy shtetasit Kanan Hani, 31 vjeç, banues në Tiranë dhe Kristjan Feçani 29 vjeç, banues në Korçë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen nr. 2, te bulevardi "Republika", në Korçë, në një subjekt tregtar në pronësi të 31-vjeçarit, kanë gjetur të punësuar në mënyrë të jashtëligjshme 7 punonjës, të cilët ishin të padeklaruar në organet tatimore.

Gjithashtu, nga këqyrja e pajisjeve kompjuterike të vendosura në këtë ambient, janë gjetur lista emërore me kontakte telefonike dhe foto të dokumenteve të identifikimit të shtetasve grekë, fatura transaksionesh bankare, fatura fiktive në kriptomonedha "Bitcoin", adresa kriptovalutash etj. Nga verifikimet e kryera rezultoi se pajisjet kompjuterike përdoreshin nga këta shtetas, për të mashtruar shtetasit grekë, të cilëve iu merrnin të dhënat e tyre personale bankare, me të cilat ndërhynin në llogaritë e tyre, nëpërmjet agjentëve fiktivë, për të transferuar shuma parash në llogari të ndryshme të huaja, të paidentifikuara" informoi sot policia.

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 23 njësi kompjuterike, 1 laptop, 2 celularë dhe pajisje të tjera elektronike, që përdoreshin në këtë veprimtari të paligjshme.

Ndërkohë, policia po vijon punën për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të përfituara prej saj

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese