Milarderi rus, Vyacheslav Taran, ka humbur jetën në një aksident tragjik pranë qytetit turistik të Villefranche-sur-Mer.
Sipas mediave të huaja mësohet se 53-vjeçari, vdiq pasi helikopteri u rrëzua pranë qytetit turistik të Villefranche-sur-Mer i cili u ngrit nga Lozana në Zvicër.
Kështu miliarderi rus, është bërë biznesmeni i fundit i kriptomonedhave që ka vdekur në rrethana misterioze, pasi aturitetet dyshojnë se rrëzimi i helikopterit ka qënë i qëllimshëm.
Taran, bashkëthemeluesi i platformës tregtare dhe investimeve Libertex dhe Forex Club, po fluturonte nga Lozana me një pilot me përvojë në një helikopter H130 me një motor, kur u rrëzua rreth orës 13:00 më 25 nëntor.
Zëvendësprokurori publik i Nicës, i cili ka vizituar vendin e ngjarjes, ka thënë se nuk mund të përjashtohet faji i një personi të tretë.
Një tjetër pasagjer i paidentifikuar duhej të bashkohej me Taran në fluturim, por ata e anuluan minutën e fundit duke ngritur kështy dyshimet se ngjarja nuk ka qenë aksident.
Kujtojmë se bosi i kriptove, Tiantian Kullander, 30 vjeç, vdiq 'në gjumë' javën e kaluar , ndërsa shoku i tij i kripto-milionerit Nikolai Mushegian, 29 vjeç, u mbyt në një plazh të Puerto Rikos pasi postoi në Tëitter se kishte frikë se CIA dhe Mossad do ta vrisnin.