Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
52 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
13 °
E martë, 29 Nëntor, 2022

Borxhi: Italia mund të përfundojë si Greqia, por edhe më keq

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pothuajse pas një dekade krize të zgjatur të borxhit grek që tronditi tregjet globale, një valë e re krizash politike në Itali ka ngjallur frikë për fatin e sistemit financiar evropian dhe monedhën e saj të përbashkët.

Por këtë herë, shifrat janë shumë më të mëdha.

“Ekonomia e Italisë është 10 herë më e madhe se ajo e Greqisë, kriza e borxhit të së cilës tronditi themelet e eurozonës,” shkruan Desmond Lachman, anëtar në Institutin Amerikan të Sipërnarrjeve.

“Monedha e vetme nuk ka gjasa të mbijetojë në formën e saj të tanishme nëse Italia detyrohet të dilte nga ajo marrëveshje monetare”.

Ekonomia e Italisë ka luftuar që nga koha e Recesionit të Madh. Kjo krizë e borxhit italian është bërë epiqendra e paqëndrueshmërisë politike që vijon edhe sot, pasi qeveritë e shumta kanë dështuar ta zgjidhin atë.

Banka Qendrore paralajmëroi të martën se Italia është vetëm disa hapa larg nga humbja e besimit të investitorëve.

“Italia do të përfundojë në një periudhë të gjatë grindjesh që do të shfaqë tone euroskeptike dhe anti-estabishment”, thotë analisti politik Wolfango Piccoli për Associated Press.

Komentet e një komisioneri europian gjerman kanë nxitur reagime anti-Bruksel dhe anti-gjermani në Itali, të cilat mund të gjenerojnë mbështetje edhe më të fortë për populistët në zgjedhjet e ardhshme. Guenther Oettinger u shpreh se italianët nuk duhet të kishin votuar për populistët. Sipas tij, tregjet italiane do të goditen rëndë, duke reflektuar këtë votë.

Eskpertët thonë se tarifat që presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur mbi aluminin dhe çelikun evropian do t’i bëjë gjërat edhe më keq.

Më shumë




spot_img








spot_img