Plazhi i mrekullueshëm i Jonit është mbushur sot me mbeturina, pas reshjeve intensive që kanë rënë gjatë ditës së djeshme. Për pasojë, reshjet kanë rritur prurjet e lumit të Borshit dhe gjithçka që rrjedha ka marrë përpara ka përfunduar në bregdet.
Këto pamje të siguruara nga newsbomb.al, janë realizuar këtë të premte datë 1 Dhjetor 2023 dhe tregojnë situatën problematike në plazhin e bukur të Borshit.
Situata sot (1 Dhjetor) ne bregdetin e Borshit
Banorët e zonës dhe pronarët e bizneseve presin ndërhyrjen e Bashkisë së Himarës, për të larguar drurët, shkurret dhe gjithë mbetjet që kanë sjell lumi i Borshit dhe përrenjtë e shumtë që favorizohen nga terreni malor.
Lumi i Borshit dhe përrenjtë e tjerë të zonës kanë shkarkuar në bregdet gjithë çfarë kanë pasur në rrjedhën e tyre, duke qenë se reshjet kanë qenë intensive dhe zona e maleve të Fterrës karakterizohet nga një reliev i fortë malor.
Situata sot (1 Dhjetor) ne bregdetin e Borshit