Hapësire reklamuese

Bota

Borrell takime të ndara me Vuçiç dhe Kurtin: Bisedimet ishin të pasuksesshme!

Shkruar nga Newsbomb
Borrell takime të ndara me Vuçiç dhe Kurtin: Bisedimet ishin

Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell, ka takuar presidentin e Serbisë , Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për deeskalimin e tensioneve në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Përmes një reagimi zyrtar të publikuar në faqen e Shërbimit të BE-së për Punë të Jashtme, Borrell ka bërë me dije se fatkeqësisht bisedimet kanë qenë të pasuksseshme.  Gjithashtu, zyrtari europian ka bërë me dije se përveç takimeve me Kurtin dhe Vuçiçin, në Mynih javën e kaluar takoi edhe shumë partnerë të BE-së nga e gjithë bota.

Duke folur për rezultatet e arritura, Borrell ka theksuar se në Gjermani prezantoi katër qëllimet kryesore të agjendës gjeopolitike të BE-së: mbështetje më të madhe dhe më të shpejtë për Ukrainën, përfundimin e katastrofës humanitare në Rripin e Gazës, përmirësimin e marrëdhënieve të BE-së me “jugun global” dhe forcimin dhe sigurinë e Unionit.

Ndër të tjera, Borrell ka shtuar se atmosfera në konferencën e këtij viti në Mynih ishte e veçantë pasi ndërgjegjësuan se Evropa është në rrezik për shkak të dy luftëra në afërsi dhe shumë konflikte të mundshme në mbarë botën.

“Të gjithë u ndërgjegjësuan për realitetin në Konferencën e Sigurisë të Munihut të këtij viti se Evropa është në rrezik për shkak të dy luftërave në afërsi dhe shumë konflikteve të mundshme në mbarë botën”, shkruan ndër të tjera Borrell.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese