Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
50 %
3.1kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Borrell mesazh Serbisë: Mohuesit e gjenocidit nuk kanë vend në BE

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borell, tha se BE-ja nuk do të tolerojë mohimin e gjenocidit dhe përpjekjet për të rishikuar historinë.

Ai shtoi se 26 vjet pas, kjo datë i kujton të gjithë për domosdoshmërinë e pajtimit jo vetëm në Bosnjë dhe Hercegovinë, por në  të gjithë Ballkanit Perëndimor.

“Gjenocidi i Srebrenicës është i njohur ndërkombëtarisht. Është një nga ngjarjet më të errëta në historinë moderne evropiane. Është në ndërgjegjen kolektive të atyre që morën pjesë në të dhe të atyre që nuk e parandaluan atë. Të jem i qartë: përpjekjet për të rishikuar historinë, për mohim të gjenocidit dhe madhërim të kriminelëve të luftës, nuk kanë vend në Evropë. Ato duhet të ndalen dhe ju siguroj se nuk do të tolerohen”, tha Borrell.

Kjo deklaratë e Borrelit ka ardhur pas takimit të Këshillit të Stabilizim-Ascoimit të BE-së me Bosnjë e Hercegovinën.

Gjithashtu, ai tha se Bosnja nuk ka bërë përparim të mjaftueshëm në procesin e reformave dhe u bëri thirrje të gjithë udhëheqësve, që t’i plotësojnë kushtet për përparim drejt integrimit në BE.

Në Parlamentin e Serbisë janë dy rezoluta ku njërën prej tyre kërkohet që Srebrenica të dënohet si krim, ndërsa në tjetrën si gjenocid. Mirëpo, ky diskutim ende nuk është futur në rend të ditës.

Më shumë

spot_img
spot_img