Hapësire reklamuese

Rajoni

Borrell ia thotë troç Kurtit: S’jemi këtu për të bërë punët tuaja, fokusohuni në dialogun me Serbinë!

Shkruar nga Newsbomb
Borrell ia thotë troç Kurtit: S’jemi këtu për

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në një konferencë për media pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe delegacionin e Qeverisë së Kosovës për Stabilizim-Asociimin, tha se BE-ja nuk mund të kryejë punët e Kosovës.

Zyrtari i BE nga ana tjetër kërkoi angazhim në dialogun mes Kosovë-Serbi, si dhe duke theksuar detyrimin për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri tani.

“Të kënaqur që mbajtëm këtë takim për Stabilizim-Asociim. E shoh z.kryeministër mjaft shpesh. Jo aq shpesh sa do të doja, por flasim edhe në telefon. Gjithsesi, në këtë takim bashkë me komisionerin Varhelyi ka qenë një mundësi mjaft e mirë për t’u fokusuar tek agjenda bilaterale BE-Kosovë. Jemi këtu, po masim përparimet që janë bërë sepse Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit mbetet themeli apo qendra e këtij bashkëpunimi, është udhëzuesi juaj drejt shtegut evropian dhe krijon mundësi të shumta.

Sigurisht, ne nuk jemi këtu për t’i kryer punët e juaj dhe mu për këtë e mirëpresim Z. Kurti dhe qeverinë e tij që ta vënë një fokus të theksuar te sundimi i ligjit, tek ekonomia, që të fokusohet te populli i Kosovës. Ne mbesim të vendosur që të vazhdojmë përpjekjet tona në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe duam të shohim më shumë progres në këtë drejtim”, u shpreh kryediplomati Borrell.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll