Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
30 %
6.2kmh
0 %
Hën
0 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
9 °
E hënë, 24 Janar, 2022

Borrell flet para takimit të ministrave të Jashtëm të BE: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, gati për Konferencën Ndërqeveritare

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pak para takimit të ministrave të Jashtëm të Unionit, ka theksuar se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kanë kryer detyrat për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Ai nëpërmjet një postimi në median sociale Twitter, thekson se qëndrimi i Unionit mbetet i pandryshuar karshi rrugëtimit evropian të të dyja vendeve.

“Këtë ia rikonfirmova ministrit të Jashtëm të MV-së, Bujar Osmani”, shkruan Borrell.

Situata e agravuar në Bosnjë dhe Hercegovinë do të jetë fokusi i takimit të ministrave.

Përpara mbledhjes, Borrell, deklaroi se “situata në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi nuk është e mirë”. Ai theksoi se, në vend ka prirje që cenojnë unitetin e vendit dhe dëmtojnë rrugën e tij evropiane.

Ministrave do t’u vendoset në dispozicion një dokument i përgatitur nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm, në të cilin vlerësohet se situata në Ballkanin Perëndimor ka qenë “gjithnjë e më sfiduese”.

Dokumenti i publikuar më herët nga mediumi “Radio Evropa e Lirë”, përmendte thellimin e krizës politike në Bosnje dhe Hercegovinë, tensionet në veri të Kosovës, si dhe ndarjet ndërpartiake në Mal të Zi.

Nga ana tjetër, komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, tha se zgjerimi është “mjeti më i fortë” i BE-së, kështu që institucionet evropiane duhet të vazhdojnë me këtë politikë.

Për situatën në rajon para fillimit të takimit ministror ka folur edhe ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grliç Radman, i cili ka vlerësuar se situata është duke u përkeqësuar dhe se, sipas tij, ndarjet po bëhen gjithnjë e më të mëdha.

Kjo është hera e dytë këtë vit që ministrat e Jashtëm evropianë trajtojnë situatën në rajon.

Ata u mblodhën dhe në maj të këtij viti ku patën një diskutim të ngjashëm.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img