Borrell flet para takimit Hoti-Vuçiç: Qëllimi ynë është i qartë, të vazhdojmë punën serioze për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Publikuar tek: rajon, më 17:00 16-07-2020 Borrell flet para takimit Hoti-Vuçiç: Qëllimi ynë është i qartë, të vazhdojmë punën serioze për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve Josep Borrell

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Josep Borrell, ka folur përpara takimit Hoti-Vuçiç në Bruksel.

Përmes një video të publikuar në tëitter, Borrell thotë se qëllimi kryesor i këtyre takimeve është zhvillimi i dialogut për të normalizuar marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit.

"BE ka qenë dhe vazhdon të jetë gati të mbështetsë dhe të lehtësojë dialogun mes dy palëve, në mënyrë që marrëdhëniet të normalizohen dhe të arrihet një marrëveshje mes tyre. Një marrëveshje që do të shërbejë për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu është e vlefshme edhe për BE-në. është urgjente që të punohet në paqe dhe mirëqenie për të ardhmen tonë të përbashkët", tha ndër të tjera Borrell.

I pranishëm në takim është edhe përfaqësuesi special për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011213064193726
array(1) { ["section"]=> string(144) "borrell-flet-para-takimit-hoti-vucic-qellimi-yne-eshte-i-qarte-te-vazhdojme-punen-serioze-per-normalizimin-e-marredhenieve-mes-dy-vendeve-214023" }