Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Boris Johnson vesh uniformën ushtarake dhe shkon në bazën britanike ku trajnohen ushtarët ukrainas (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Boris Johnson vesh uniformën ushtarake dhe shkon në bazën

Kryeministri në ikje i Britanisë së Madhe, Boris Johnson është shfaqur sot me uniformë ushtarake dhe ka shkuar në bazën ku mijëra trupa ukrainase po trajnohen nga ushtarët britanikë për të luftuar me efikasitet në vendin e tyre.

“Këtë javë vizitova trupat ukrainase që po trajnohen nga Forcat e Armatosura Britanike në North Yorkshire. Mbretëria e Bashkuar është zotuar që të bëjë gjithçka që të ndihmojë Ukrainën të vazhdojë të zmbrapsë agresionin rus”, ka shkruar Johnson në Twitter.

Forcat britanike kanë filluar trajnimin e ushtarëve ukrainas në një program të ri për të ndihmuar në luftën e tyre kundër Rusisë. Deri në 10,000 ushtarë ukrainas janë paraparë të mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar për trajnime të specializuara ushtarake që do të zgjasin disa javë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll